Muaji i Mjaltit për një çift të ri është kthyer në tragjedi në Greqi. Ata janë raportuar të zhdukur, pasi zona ku ndodhej shtëpia e marrë me qira është shkatërruar nga reshjet e shiut.
Sipas autoriteteve vendase zona ku ndodhej banesa është përmbytur që të martën. Në ndihmë është dërguar një ekip, që po punon për gjetjen e personave të zhdukur, përfshirë edhe dy austriakët. Deri më tani, 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e stuhisë Daniel. Në disa zona të Greqisë niveli i ujit ka kaluar edhe gjashtë metra, ku në sipërfaqe duken vetëm tjegullat e shtëpive.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të të pallogaritshme, teksa njerëzit po mundohen t’i shpëtojnë rrjedhës së fuqishme të ujit.