Shkuan për muaj mjalti në Greqi, zhduket çifti i të rinjve pas përmbytjeve

Muaji i Mjaltit për një çift të ri është kthyer në tragjedi në Greqi. Ata janë raportuar të zhdukur, pasi zona ku ndodhej shtëpia e marrë me qira është shkatërruar nga reshjet e shiut.

Sipas autoriteteve vendase zona ku ndodhej banesa është përmbytur që të martën. Në ndihmë është dërguar një ekip, që po punon për gjetjen e personave të zhdukur, përfshirë edhe dy austriakët.  Deri më tani, 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e stuhisë Daniel. Në disa zona të Greqisë niveli i ujit ka kaluar edhe gjashtë metra, ku në sipërfaqe duken vetëm tjegullat e shtëpive.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të të pallogaritshme, teksa njerëzit po mundohen t’i shpëtojnë rrjedhës së fuqishme të ujit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *