Dalin pamjet e reja të momentit kur i riu Klevis Ruçaj udhëton “drejt” vdekjes teksa ecte me shpejtësi marramendesë me një mjet tip Audi në rrethrrotullimin e Saukut.
Siç shihet në video, 20-vjeçari udhëton me shpejtësi tej normave të lejuara duke rrezikuar edhe mjetet e tjera në rrugë.
Klevis Ruçaj, i cili ndodhej në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rrethrrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ndërkohë mjetet e tjera ndalojnë në rrugë pas aksidentit të rëndë, i cili ndodhi rreth orës 18:45 të pasdites së të enjtes (9 mars).
Pasi ra nga mbikalimi, Audi A8 u përplas me murin e nënkalimit dhe një mjet tjetër tip Hyundai ku udhëtoin 3 persona që mbetën të plagosur.
Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje. Ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.