Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është sëmurë

Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjesh shëndetësore. Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.

Për gjendjen shëndetësore është pretenduar dhe momentin e ndalimit, por atëherë gjykata nuk e mori parasysh.
39-vjeçarja ish-punonjësja në administratë u vu në pranga në dhjwetor, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Sterjo nuk ka pranuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka mashtruar njeri.

Viola Sterjo 39-vjeçare arriti të mashtrojë bizneset duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e la në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë ku edhe jeton. Sipas dosjes që Report Tv e siguron, nga marsi i 2020-ës deri nëntorin e 2 viteve më parë, Viola Sterjo ka mundur të marrë në vlera të ndara monetare 344 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *