Aksident në Qafë Thanë, i riu me makinë përplas turistin nga Polonia me motor

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë Doganë, në Pogradec.

Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor i cili, si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur.

Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.

Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca transportoi polakun drejt spitalit të Përrenjasit.

Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *