Të gjithë zbardhjen e të vërtetës nëna e Joyt e lidh me Emilyn dhe sipas saj ajo e di të vërtetën dhe se në polici nuk ka treguar të vërtetën dhe se ka dyshime për veprimet e shoqes se Joyt pas ngjarjes.
“Po, Emilia di më shumë. Sigurisht që di më shumë. Emilia është keniane, Emilia ka qëndruar me Xhoin në shtëpinë e parë. Emilia shkon për të jetuar me Xhoin në rezidencën Floëer vetëm pesë ditë përpara se ngjarja të ndodhte. Menjëherë pas incidentit, Emilia kthehet në banesën e parë dhe nuk kthehet më mbrapsht. Emilia e gjeti krevatin të shkatërruar dhe që në hyrje të shtëpisë mund të kuptojë nga pamjet e krevatit që ka pasur një luftë. Diçka nuk shkon me këtë krevat. Krevati i Xhoit është këtu, krevati i Emilisë është këtu. Nëse ky krevat është në këtë gjendje, si shkon dhe fle gjumë pa e vrarë mendjen për krevatin ngjitur? Bëhet fjalë për një bashkëkombase, mike, kolege. Një arsye pse mendoj se Emilia di më shumë është se në orën 14:30 kur menaxheri e telefonon për ta pyetur se ku është Xhoi sepse nuk ka ardhur në punë, ajo zgjohet, shikon krevatin dhe thotë se krevati është njësoj sikur e kishte gjetur në mëngjes. Ajo thotë se diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Pse nuk e mendoi që në orën 07:00 të mëngjesit se diçka e keqe mund të kishte ndodhur? Që në orën 07:00 të mëngjesit që ajo hyri në shtëpi mund të kishte thënë se diçka nuk shkon”, tha nëna e 22-vjeçares.
Neës24 kontaktoi Emilin për ta pyetur, në fillim ajo u shpreh e gatshme për një interviste pa praninë e kamerave, madje caktoi edhe ditën e takimit, por më pas e shtyu për shkak se sipas saj kishte ndërruar turnin e punës. E kontaktuam prapë Emilin, e cila tha se do të na kontaktonte vetë, por nuk e bëri kurrë. Neës24 e kontaktoi sërish, por Emilyn bllokoi numrin tonë në Ëhats app. Këmbëngulëm sërish duke e kontaktuar më dy numra të tjerë të ndryshëm, por sërish Emily i bllokoi edhe këta dy numra. Kur Joy ndërroi jetë, pyetëm mamanë e Joyt, nëse Emily i kishte shkruar mesazh ngushëllimi, zonja Ruth u përgjigj që jo.
Po ashtu kontaktuam edhe shoqen tjetër të Joy-t, e cila ka të njëjtin emër Joy Brendën. Edhe Joy Brenda u përgjigj pas disa mesazheve duke na thënë se ajo nuk di asgjë rreth ngjarjes dhe se nuk mund të na ndihmojë dhe të mos i shkruanim më.
Nëna e Joyt tregon që ajo është takuar edhe me shoferin shtetasin me iniciale R.B. dhe se ky i fundit e ka shoqëruar edhe me makinë kur shkonte nga spitali i Traumës në shtëpinë në “Ali Demi”, ku zonja Ruth qëndroi gjatë kohës që ishte në Shqipëri.
“Kur unë erdha në Shqipëri ky shofer nuk ishte në kompani. Kur ai u kthye në punë, ai më shoqëroi edhe mua me makinë sepse kazinoja më kishte ofruar mua një shofer dhe ky shofer më shoqëroi mua në një nga mbrëmjet dhe më thotë emri im është bla-bla dhe a më njeh mua? Unë i thashë po, ju jeni shoferi. Unë i thashë, përse nuk e do mjaftueshëm vajzën time sa ta lësh të lirë, dhe ai më thotë ‘jo mami, ne i kemi dhënë fund gjithçkaje’. Unë e pyeta, përse e ke ndjekur vajzën time dhe ai më shpjegoi arsyen se përse e ndiqte Xhoin pasi ajo i kishte thënë jo atij. Unë e pyeta ku kishte qenë dhe ai më tha ‘më vjen keq, por kompania më kishte pezulluar sepse ata mendojnë se unë kam një raport me Xhoin’. Unë i thashë që kur ai nuk ka asnjë raport me Xhoin, përse i bën njerëzit të besojnë se ai ka një raport me Xhoin? Nëse do të kishit një raport do të kishe ndonjë mesazh dashurie nga ajo. Ai tha që ‘janë ata që nuk po e kuptojnë këtë’. Ai më tha që me Xhoin kishin vendosur që të ishin vetëm miq. Kështu vendosëm të shkojmë në Durrës, por gjatë asaj jave Xhoi më kishte bllokuar dhe nuk komunikoja dot me atë. Edhe mua më treguan për këtë incident që ajo kishte pasur.
Nëna e Joyt rrëfen edhe faktin që shoferi kishte vizituar Joyn në spitalin e Traumës.
“Ai madje erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Një herë më mori në telefon pasi kishte lënë punën, e pyeta se përse nuk ka ardhur të na takojë? Ai më tha që do mundohem të gjej kohë që të vij. Kështu erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Duke qenë se Xhoi ishte shumë keq dhe kishte reagime të ndryshme, ai më pyeti se përse Xhoi reagon kështu? Pasi u largua nuk erdhi më. Përpara se të ikte më dha një kontribut për Xhoin dhe iku”, rrëfeu Ruth Abongo.
Sa i përket incidentit se si ka ndodhur, nëna e Joyt tregon edhe versionin që shoferi shtetasi me iniciale R.B. i ka thënë asaj. Nëna e Joyt referuar disa dëshmive të shoqeve të vajzës së saj shkruan: Shtetasi R.D. e di skenën e krimit dhe ai kishte pyetur ‘pse Xhoi nuk ka vdekur pas këtij kalvari’.
“Një nga gjërat që më tregoi për incidentin është se ai nuk mund ta dijë se çfarë i ka ndodhur Xhoit sepse nuk ishte në punë, por ishte në shtëpi. Ai nuk e kishte vizituar Xhoin dhe… (pauzë) nuk e di. Janë disa gjëra që nuk dua t’i them tani”.
A të përmendi ndonjë person të tretë?
– Po, ai përmendi një person të tretë dhe një person të katërt.
– Çfarë të tregoi?
– Sipas tij, gjatë kohës që ai ndiqte Xhoin nga pas, vajza ime po takonte njerëz të këqij. Si mund ta them? Xhoi ishte vajzë e shoqërueshme, i përshëndeste të gjithë. Sipas tij, Xhoi takonte një person me tatuazhe.
– A të përmendi ndonjë emër ose statusin e tyre?
– Ai ishte i gatshëm që të më çonte për t’i parë këta njerëz, por unë nuk isha gati. Një herë e mora në telefon dhe i thashë, alo, jam e gatshme. Me ço tek ajo zonë. Dua të shkoj tek ajo zonë tani që jam gati. Dua t’i shikoj nga larg, por ai m’u përgjigj duke më thënë, jo, unë nuk të kam thënë që ata janë njerëz të këqij. Pra, ai nisi ta ndryshojë historinë.
Me 10 ose 11 tetor ai i dha fund punës në kompani. Pasi erdha nga reanimacioni e takova atë pastaj ai ra në heshtje. Me pas i telefonova dhe i thashë se që kur kam ardhur nga reanimacioni përse nuk ke ardhur që të na vizitosh? Dhe ai më tha më vjen keq, por i kam dhënë fund punës në kazino.
Kur e pyesim nënën e Joyt nëse vajza e saj ka pasur lidhje me ndonjë biznesmen, ajo nuk na e konfirmon, por shprehet se vajza e saj kishte njohje dhe jo marrëdhënie me biznesmenin.
– Nuk mund ta konfirmoj këtë.
– A nuk të ka thënë se po takohej me dikë?
– E di që po takohej me dikë, atë biznesmenin e njoh, por nuk mund të them se ishte marrëdhënie sepse Xhoi më tha që e kishte takuar vetëm dy herë. Herën e parë ishte për një kafe dhe herën tjetër ishte jashtë Tirane.
Kur vajza ime e ka takuar biznesmenin, ajo ishte me Xhoi Brendën.
– Çfarë moshe ishte biznemesni dhe a ishte i martuar?
– Ishte i martuar prandaj dhe nuk patën një marrëdhënie.
– A e kishte kontaktuar Xhoin?
– Pas takimit të tyre të parë? Po, ata flisnin ndonjëherë rrallë, por vetëm si miq sepse ai udhëton shumë. Ai ka biznese edhe në vende të tjera.
Zonja Ruth shprehet se shoferi shtetasi me iniciale R.B. nuk e njihte biznesmenin.
– A e njeh shoferi, biznesmenin?
– Ai nuk e njeh biznesmenin. Ia kam treguar unë fotografinë sepse kam një fotografi të tij.
– Keni nja fotografi te tij? A mund ta shohim?
– Jo
– Çfarë tha shoferi kur i tregove për biznesmenin?
– Ajo çfarë pa nuk ishte ajo çfarë ai priste. Varet sesi e kishte imagjinuar. Ndoshta një burrë të madh me trup, me tatuazhe.
– A është i vjetër?
– Po, është i vjetër. Moshë e mesme.
Kjo është e gjithë historia që nëna e Joyt tregon për të vërtetën që ajo di rreth jetës së Joyt në Shqipëri dhe rreth ngjarjes së 13 gushtit të vitit 2022 që i mori jetën vajzës së saj. Joy ndërroi jetë në një spital në Kenia më 13 shkurt dhe nëna e saj jeton ende me brengën që autorët që i morën jetën ende nuk dihen kush janë dhe nuk janë arrestuar./bw