Shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë, i dha medikamente të gabuara pacientes

Një farmaciste është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme.

Bëhet me dije nga burimet e policisë pasi dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente një pacienteje.

Në një njoftim për mediat uniformat blu bëjnë me dije se për farmacisten 22-vjeçare me inicialet S. H., ka nisur hetimi, ndërkohë po punohet edhe për kapjen e saj.

Sakaq, mësohet se pacientja 38-vjeçare pasi ka pirë ilaçet ka shfaqur probleme shëndetësore.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *