Shpallet në kërkim Saimir Reçi për vrasjen në Rrëshen, policia i shkon në shtëpi por…

Saimir Reçi, është shpallur në kërkim policor pasi menjëherë pas atentatit të sotëm ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe tre persona të tjerë të pafajshëm, ai nuk është gjendur në ambjentet e banesës dhe biznesit të tij.

Reçi, dyshohet se është orkestruesi kryesor i këtij atentati, ndaj mbi bazën e këtyre dyshimeve policia e Lezhës ka kërkuar shoqërimin e tij për ta marë në pyetje.

Por Saimir Reçi, ende nuk është gjetur nga policia, megjithëse uniformat blu kanë shkuar në ambjentet e shtëpisë së tij.

Konflikti mes dy fiseve Reçi-Bardhi, nisi për shkak të një konflikti të dobët, mes djalit të Martin Bardhit, Enrikut, të ndodhur në muajin Mars 2023.

Si pasojë e këtij konflikti është qëlluar me armë Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit, të vrarë tre vite më parë me snajper në qëndër të Rreshenit.

Policia në atë periudhë, shpalli në kërkim Martin Markun alias Bardhin dhe djalin e tij, Enrik Bardhin.

58-vjeçari Martin Bardhi, është vetëdorëzuar në polici duke pretenduar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ndodhej në një vend tjetër, kur ka ndodhur sulmi me armë ndaj Saimir Reçit.

Nisur nga provat video dhe foto, gjykata e Lezhës vendosi ta lirojë Martin Bardhin nga burgu, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Tre muaj pas daljes në liri, ditën e sotme ekzekutohet me breshëri plumbash Martin Bardhi. Ndërsa djali i tij, Enriku, vijon të jetë në kërkim.

Në këtë atentat mbetën të plagosur rëndë, Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini, pronar i lokalit dhe Indrit Bardhi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *