Shpërthen bombula e gazit brenda apartamentit në Korçë, 40-vjeçari pëson djegie në trup

Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një pallat në Korçë, ndërsa raportohet për një të plagosur. Bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Policia dhe ambulanca aktualisht janë në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *