Shqipëria e vitit 2023/ Zonja e ngarkuar me dru, burri e bën sehir duke pirë cigare

Gazetarja Alma Çupi ka publikuar një video e cila po bën namin në rrjet. Në të shfaqet një grua e cila, mbi kurriz ka vendosur një sasi të madhe dru zjarri, e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra teksa pinë cigare.

“A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Matit vetëm buzëqesh.

Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhen pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: Po mirë, si ti pi cigare ajo mban drutë?

Në komentet në postim kanë vërshuar komentet negative ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar edhe pse jemi në 2023.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *