Shqipëria merr goditjen e RËNDË/ BE pezullon fondet për Bujqësinë: Nuk u shpërndanë tek fermerët

Komisioni Europian ka pezulluar për qeverinë shqiptare grantet për bujqësinë nga programi IPARD.

Bëhet me dije se nëpërmjet një letre të ardhur në disa nga instituionet më të rëndësishme të vendit duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, atë të Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, teksa lajmërohet se këto fonte janë pezulluar për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Nga ana tjetër, ditën e sotme delegacioni i BE në Tiranë ka konfirmuar lajmin që po qarkullon në media.

Delegacioni i BE shprehet, se pezullimi i granteve është bërë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE: 

Ne vijim eshte pergjigja e Delegacionit te Bashkimit Evropian pas pyetjes suaj mbi fondet IPARD:

„Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *