Shqipëria në zi kombëtare, sheshet e qyteteve mbushen me qirinj në nder të viktimave në Turqi

Sot Shqipëria shpalli ditë zie kombëtare. Në sheshet kryesore të vendit qytetarët në të gjithë vendin janë bërë bashkë duke ndezur qirinj në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri. Qirinj janë ndezur në disa qytete të vendit. Qytetarët e Elbasanit, Korçës, Shkodrës dhe Kukësit janë solidarizuar duke ndezur qiri në nder të jetëve të humbura.

Drejtues të institucioneve lokale, nëpunës të administratës shtetërore dhe qytetar, ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim dhe nderim të viktimave. Në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe, stafi i Universitetit “Fan S. Noli” pedagogë e studentë në bashkëpunim edhe me stafin e Prefekturës Korçë kanë ndezur qirinj në respekt të jetëve të humbura në Turqi e Siri.

Solidarizimit i janë bashkuar edhe banorët e Shkodrës të cilët ndezën qirinj në nder të viktimave. Qytetare te shumte, anëtarë të këshillit bashkiak, Prefektja e qarkut, kreu i këshillit te qarkut si dhe deputeti Benet Beci kanë ndezur qirinj si dhe kanë kontribuar edhe në vlera monetare në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Bashkia Kukës, në ditën e zisë kombëtare, organizoi ndezjen e qirinjve në sheshin qendror të qytetit. Prefekti i Qarkut Ali Hallaci, Kryetari i Bashkisë Safet Gjici dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abdulla Domi së bashku me qytetarët ndezën nga një qiri në në shenjë lutje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në dy vendet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *