Shqiptari vret gruan dhe veten në Amerikë, familja kërkon ndihmë për dy fëmijët

Të afërmit e Arjana Gllafces 48-vjeçares që u vra me armë zjarri nga burri i saj, Arben Gllafce kanë bërë apel për të ndihmuar dy fëmijët e mbetur jetimë. Ata kanë hapur një llogari në ‘gofund me’, për t’i ndihmuar, pasi djali 24-vjeçar do duhet të kujdeset për vëllain e tij të mitur autik, shkruajnë mediat vendase. 

Ngjarja ka ndodhur në Huntertoën. Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë. Sipas hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *