Si arriti deri tek Berisha pa asnjë pengesë, 31 vjeçari ishte me grupin e kameramanëve

Edhe pse sot pritej të ishte lajmi i ditës Samiti i BE në Tiranë, grushti ndaj Sali Berishës tërhoqi gjithë vëmendjen e opinionit publik. Kreu i PD ishte duke ecur së bashku me aleatin e tij Ilir Meta kur një person tashmë i identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç nga Tepelena, iu afrua dhe e grushtoi në fytyrë.

Por si arriti ai të shmangte gjithë simpatizantët dhe truprojat e Berishës? Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 31 vjeçari ishte kamufluar si fotograf dhe ishte mes kameramanëve. Ata menduan se ishte pjesë e medias pasi sot ishte shumë e vështirë të çaje kordonin e policisë si qytetar i thjeshtë. Dyshohet se i riu ka patur një send në dorë ose një dorezë hekuri pasi shenjat në fytyrën e Berishës janë të forta. Deri në momentin që flasim 31 vjeçari nuk është marrë në pyetje ndërsa familjarët kanë dorëzuar dokumentin që tregon se ai ka probleme.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *