Nëna e Gent Shehut i kërkon falje Berishës: Nuk është përdorur nga politika

Nëna e Gent Shehut, 31 vjeçarit që grushtoi sot Sali Berishën ka reaguar në një deklaratë për mediat.
Ermira Kaçaçi tha se i biri është me probleme mendore dhe se kjo situatë nuk duhet përdorur politikisht.

Ajo tha se djali punonte si motorrist dhe shpërndante pica ndërsa theksoi që ai s’ka votuar ndonjëherë.

“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, u shpreh e ëma.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në bulevardin pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku opozita po protestonte. Edhe pse ish kryeministri Sali Berisha shoqërohej nga truprojat e tij, askush nuk e mendoi se ai do të arrinte t’i afrohej aq dhe ta qëllonte në fytyrë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *