Si rrallë herë ish missi Valbona Selimllari ka folur për mëmësinë dhe mënyrën si ajo ka prindëruar.
Ashtu si çdo prind që vendos në dyshim veten nëse ka bërë gjërat e duhura edhe Valbona ka treguar se e mendon këtë. Në një intervistë në RTSH ajo ka rrëfyer se si nënë ka qenë strikte, pasi mendon se ashtu si fëmijët sistemojnë gjërat e tyre ashtu do të mësojnë të sistemojnë edhe jetën.
“Të jem e sinqertë unë kam qenë një mama që kam vënë shumë rregulla. Kma gabuar? S’e di, ndonjëherë më duket se po, po ndonjëherë më duket se jo. Edhe ka një pikëpyetje të madhe në këtë gjënë. Kur kanë qenë fëmijët e vegjël, sigurisht ndnjëherë më ndodhte t’i lëvizja nga rehatia sepse kishin lënë këpucët pa vënë në vend, ose kishin hedhur rrobat ashtu siç i kishin hequr.Domethënë unë këtë gjë nuk e kam toleruar asnjëherë, që të jem e sinqertë, sa gabim kam qenë nuk e di. Atëherë kam menduar se kjo është një gjë që u vlen se siç sistemojnë gjërat, ashtu do të sistemojnë jetën e tyre nesër”, ka rrëfyer Valbona.
Kujtojmë se djali i saj Deni është në një lidhje me Glorian, fermeren e “Ferma Vip”./Living.al