Si në telenovela, historia e komplikuar e gruas që burri i vrau motrën

Vrasja e Alma Qevanit dy ditë më parë nga kunati me sëpatë si edhe e gjithë historia që qëndron pas autorit të vrasjes, gruas së tij dhe kunatës është e denjë për një telenovelë.

Eva siç i thërrasin familjarët i dha bashkëshortit çdo gjë shtëpinë, pronën dhe jetën e saj ndërsa ai në këmbim i mori jetën e së motrës përpara syve të saj.

Por zanafilla e dramave të Evës nuk nis këtu, ajo vjen nga një martesë tjetër e dështuar. Burri i saj i parë kishte 3 fëmijë me gruan e vëllait të tij, për këtë arsye martesa e tij zgjati vetëm 3 ditë.Tefik Tashi e vrau kunatën sepse kishin lidhje? Flet bashkëshortja: Një natë më parë na tha do ju ther.

Gjithashtu edhe autori i krimit Tefiku Tashi vinte nga një martesë tjetër. Gjithashtu edhe e ndjera Alma kishte pasur një fejesë 4-vjeçare nga e cila e shkëputën familjarët.

Bashkëshortja e autorit të krimit dhe babai saj, kanë dhënë një intervistë televizive lidhur me ngjarjen e rëndë.

Babai i viktimës, Fatmiri ka treguar se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij”, u shpreh ai para policëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *