Detaje të tjera vijnë nga operacioni i SPAK që çoi në lëshimin e 11 urdhër-arresteve për personazhe të njohur të botës së krimit si dhe funksionarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Mes të arrestuarve është edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Gjoni mësohet se u arrestua në tribunën Vip të stadiumit “Air Albania” në prag të nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.
Oficeri i policisë Dedan Gjoni u arrestua në stadiumin “Air Albania”, pasi ishte i planëzuar me shërbim pranë mjediseve të stadiumit dhe konkretisht në tribunën VIP, ku agjentë të Forcave Operacionale së bashku me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan për t’i vendosur prangat.
Ferhati theksoi gjithashtu se tha se në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është shpallur në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
“Edhe për zotin Breçani ka një masë “Arrest me burg”, por ndaj tij nuk ka akuzë për “Trafik droge” apo “Sigurim të kushteve për vrasje”, ndaj tij rëndon “Akuza e përkrahjes së autorëve të krimit” dhe “Pastrim parash”, tha Ferhati.
Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.
Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
– Bajram Gerbova