Si u vra 15 vjeçari në Gramsh? Shokët: “Ndodhi prej një loje në rrjete sociale”

15-vjeçari Fatjon Bici humbi jetën ditën e sotme, pasi u godit me thikë, pas një sherri mes shokëve të tij në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini”. Nxënësit e kësaj shkolle tregojnë se si nisi sherri. Ai thotë se 15-vjeçari që mbeti i vrarë hyri të shuajë sherrin mes kushëririt të tij (Marko Liçi, 15 vjeç që mbeti i plagosur) dhe tre të tjerëve.

Ja çfarë thonë shokët e adoleshentit:

Nxënësi i parë: Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodh për shkak të rrjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët.
Nxënësja e dytë: I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë dhe pastaj ndodhin konflikte.
Nxënësja e tretë: Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *