Situatë e rënduar nga përmbytjet në Maliq, përrenjtë dalin nga shtrati

Për shkak të reshjeve të dendura gjatë pasdites në qarkun e Korçës, ka pasur vërshim të ujërave në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq, ku janë përmbytur disa toka bujqësore.

Gazetari i A2CNN, Artin Halili raporton se po ashtu janë përmbytur rrugët kryesore dhe dytësore të fshatit si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve.

Emergjencat civile, zjarrfikësja, përfaqësues të bashkisë dhe policisë kane shkuar mbreme në fshat, ndërsa një fadromë është angazhuar për të devijuar rrjedhën e ujit që të mos përmbyten banesat dhe të normalizohet situata.

Sipas kryebashkiakut Gëzim Topçiu një situatë e tillë nuk është parë ndonjëherë në zonë.

Ai është shprehur se situata po vendoset nën kontroll por mendohet që dëmet materiale dhe në gjënë e gjallë të jenë të shumta

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasoja në njerëz, ndërkohë që banorët janë tmerruar dhe kanë dalë në rrugë.

Sakaq, prefekti i Korçës Nertil Jole ka thënë për A2CNN: “Si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë pasdite vonë, në disa fshatra të bashkisë Korçë dhe këtu në Zvezdë të Bashkisë Maliq ka pasur dalje të përrenjve. Është krijuar një situatë e rënduar në kanalet kulluese dhe infrastruktura rrugore. Të gjitha strukturat janë në terren. Disa fadroma dhe disa ekskavatorë të emergjencave civile janë në gatishmëri. Për momentin situata është në kontroll. Shpresojmë të mos ketë reshje në vazhdim.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *