Sizmiologu Ormeni qetëson qytetarët

Tërmetet që kanë nisur të bien prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri kanë futur në panik qytetarët. Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se pas tërmetit 4.7 ballë me epiqendër në Klos ka pasuar edhe 90 goditje të tjera, por me intensitet më të ulët.Ai u shpreh se ky është një proces normal për vendin tonë, pasi ndodhemi në një zonë sizmike.

Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se nuk ka vend për panik, pasi tërmete të kësaj natyre në Shqipëri kanë rënë dhe do vazhdojnë të bien, por pa shkaktuar probleme.

“Ecuria është e tillë që ka pasur 90 goditje, por me magnituta të vogla. Është një proces normal që ndodh pas një goditje më të madhe

Pasgoditjet varen nga madhësia e goditjes kryesorë. Nuk mund të themi për tërmetin e Durrësit, sepse ai ishte 6.3 ballë, ndërsa ky i djeshme 4.7. Tërmete të tillë që kanë paragoditjer të fortë janë shumë të rralla në vendin tonë.

Nuk ka vend për paniku, sepse në zonën e Klosit tërmetet nuk janë më të mëdhaja se magnituda 5.2. Këto lloje tërmeti shkaktojnë dëme kryesisht në banesat e vjetra.

Është krijuar një frikë, sepse tërmetet e mëdhenj shkaktojnë frikë. Vendi ynë është vend me aktivitet sizmik. Tërmete të tilla kanë rënë dhe do të vazhdojnë të bien, por nuk kanë rrezik. Me delikat janë fëmijët, të cilët duhet të këshillohen me qëllim që të mos krijohet panik. Kjo është një ngjarje normale, nuk ka vend për panik”, tha Ormeni për News24.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *