Sonila Meço i quajti laborator mediatik me kavie, Lori Hoxha e thumbon keq: “Vdes të darkosh me mua”

Sonila Meço reagoi mbrëmë ashpër për fenomenin “Big Brother” duke i cilësuar publikun, banorët, produksionin si “kavie”.Për këtë fakt ka reaguar sot vet Lori Hoxha e cila i është përgjigjur Sonilës duke i thënë se kavie jemi të gjithë nga pak.

Por ja çfarë shkruan ekzakësisht trashëgimtarja e Top-Channel duke thumbuar edhe vetë gazetaren e mirënjohur, të cilën vitin e kaluar e kanë patur edhe rolin e opinionistes (në vend të Balina Bodinakut).Statusi i Lori Hoxhës:E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta.

Shkrimi i Sonilës:

Kavie, kavie, Kavie…

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht, ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.

Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…”, shkruan Sonila.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *