Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre sonte në mbrëmje, në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, me një dasmë speciale.
Ajo ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme planet për të krijuar familje. Moderatorja ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë së shpejti.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në Big Brother, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës.
Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në Instagram”, tha Kiara në “Më lër të flas”.