SPAK ka marrë sot të pandehur bashkëjetuesen e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, Erjola Hoxha.
Mësohet se Hoxha akuzohet nga SPAK për veprat penale: “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. E njëjta akuzë iu komunikua dje edhe ish-gruas Albina Mançka. Bëhet me dije se hetimet për inceneratorin e Elbasanit do të vazhdojnë deri më 22 qershor, ku pritet të merren të pandehur edhe dy persona të tjerë, kryesisht biznesmenë të cilët kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetajn.
Ahmetaj së bashku me bashkëjetuesen ndodhen në arrati, që prej kur SPAK kërkoi arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë Rama. Pas hetimeve, SPAK i ka sekuestruar Ahmetajt dy vila, dy llogari bankare dhe disa apartamente.
Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.