Sulmohet “Air Albania”/ Hakerat marrin peng të dhënat dhe vendos ULTIMATUM: Na jepni para!

Kompania ajrore ‘Air Albania’ ka rënë pre e një sulmi kibernetik gjatë ditës së djeshme.

Sipas mediave britanike, se sulmi është i llojit ‘Data breach’, që në terma teknologjike dmth: cënim i të dhënave me ‘ransomëare’, i realizuar nga grupi i hakerave Lockbit.

Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikimit të të dhënave. Kwshtu, hakerat i kanë vendosur kompanisë kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash.Kujtojmw se mw herwt, Shqipëria ka qenë prej muajsh nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”.

Nga ana tjetër, LockBit sulmuan Bangkok Airways, një kompani e madhe ajrore në Tajlandë, në shtator të vitit 2021, firmën izraelite të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes EMIT Aviation Consulting në tetor të 2021 dhe Kuwait Airlines në qershor të 2022.

LockBit renditet si grupi i i pari i hakerave në botë për sulmet e llojit ransomware, dhe arrin të bllokojë aksesin në kompjuterat e kompanisë, ndërkohë që vjedh ose fshin të dhënat nëse nuk kryhet në kohë pagesa.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *