Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel për të dënuarit me burg për jetë.
Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.
Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun
“Të burgosurve ju është lejuar ndërhyrja/investimi në dhoma (rikonstruktim/kompletim), tashmë thuajse të privatizuara, ndërhyrja ne dhoma ka kufizuar shumë mundësin e kontrolleve për elemente” shkruhet në letër
Ato që kanë qenë dhoma speciale janë arreduar dhe kthyer në dhoma të personalizuara
“Në dhomat të takimeve të zgjatura (speciale) janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit (arredime/kompletim me krevate/dyshekë/kondicionerë/televizorë/ekspres kafeje etj), nga iformacionet që kemi këto dhoma janë të personalizuara” evidentohet më tej.
Edhe ato që dikur kanë qenë ambiente të përbashkëta janë kthyer në ambiente të personalizuara për të dënuarit përjetë
“Në të tre godinat (A/B/C), pothuajse të gjitha ambjentet e përbashkëta (dushe/klasa/dhoma këshillimi) e kanë humbur destinimin e tyre pas janë shndërruar në, palestra të personalizuara (ku jo të gjithë të burgosurit e kanë mundësinë ti frekuntojnë), vende ku ushtrohen punime artizanale, lavanteri të personalizuara etj…..” shkruajnë zyrtarët e burgut
Kanë çdo gjë që mund të ketë një ambient luksoz dhe nuk mungon asnjë aksesor
“Të burgosurve u janë lejuar dhe futur në dhoma frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekje, vatra gatimi, mikrovalë, thekëse buke, shtrydhëse frutash, aksesorë muzike të komplikuar të pazbërthyeshëm, oke muzike me përmasa të mëdha, expres kafeje dhe materiale të tjera“
Drejtori evidenton se dhomat janë bërë të tilla sa janë të pamundura të kontrollohen është cënuar siguria dhe po rrezikohet jeta e personelit
Futja/lejimi, si dhe përdorimi pa asnjë kriter nëper dhoma banimi/ambjente të përbashketa pa asnje urdhër apo plan masash i veglave dhe materialeve artizanale, jo vetëm bën të vështirë gjetjen dhe kapjen e sendeve të ndaluara(rasti i kapjes së telefonit te denuarit Ilir Kupa, pasi kishte prerë kasën metalike të derës), por rrezikon seriozisht jetën e personelit/burgosurve dhe cënon rënd sigurinë e burgut..”
Problematikat kanë të bëjnë dhe me sigurinë. Sistemi i skanimit as ai i monitorimit të kamerave nuk punon. Vetëm një kamer punon dhe të gjitha dyert e burgut hapen me një çelës të vetëm
“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë, ka probleme me teknologjinë, në regjim të brëndshem ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatet, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë. Në të dyja sektorët mbulohen vetëm me një kamer, por duke patur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamer.”
Të gjitha dyert e brendshme në sektor hapen me një çelës të vetëm.
Të gjitha dyert e banimit të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm, ndersa dryenat e shulave të cilët mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve”
Problematikat që preken kanë të bëjnë dhe me ambientet e observimit ku sipas tij ndodhen 37 të burgosur të pa sistemuar ku periudha e qëndrimit në ato ambjente është nga 1 deri në 16 muaj.
Ndërsa në regjimin e posaçëm, 41 – bis ndodhen 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient “është populluar pa asnjë urdhër me shkrim” thuhet në letër.
Ndërsa në godinat e sigurisë së lartë A dhe B të dënuarit e sigurisë së lartë bënin jetën e luksit nuk pranonin të burgosur të tjerë të cilët jetonin jashtë kushteve normale të jetës.
“Ndërsa në të dy godinat e sigurisë së lartë (A,B) janë 160 krevate bosh, pavarësisht se nga përllogaritja e mesiperme rezulton se mbi 100 të burgosur qëndrojnë të akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore, si dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë, në këtë kohë që dimri ka hyrë egersisht”
Po kështu ka 22 të burgosur janë akomoduar në ambiente që nuk kanë as kushtet minimale të jetësesë.
Në ambjentet e veçimit janë 4 të burgosur të pasistemueshëm me një periudhë disamujore ndërsa në ambjentet e spitalit janë akomoduar 5 te burgosur.
Drejtori Kamber Hoxha kishte vetëm pak ditë që ishte komanduar në atë detyrë ndërsa vetë ishte një person me një karrierë 28 vjeçare në systemin e burgjeve.