Ndodh në Fier, gruaja rreh burrin inxhinier në mes të rrugës. Qytetarët: Lëre se po i bie të fikët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.Një grua raportohet se ka dhunuar ish bashkëshortin e saj, ndërsa qytetarët e tmerruar kanë njoftuar policinë.

I dhunuari, Llambi Rrumnici, me profesion inxhiner, pas disa minutave ka shfaqur dhe probleme shëndetësore.

 Ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.

Sipas gazetares, situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.

“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.

“Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.

Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…” Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…

Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *