Të riut i djegin makinën në Tiranë, ai dyshon për xhelozi por policia zbulon se…

Detaje të reja zbardhen në lidhje me djegien e makinës në zonën e Alliasit.

Mësohet se pronari fillimisht ka pretenduar se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër.

Nga kontrollet e kryer duket se pista e xhelozisë, tek e cila pretendonte dhe dyshonte pronari i makinës është hedhur poshtë.
Makina rezulton se pronarit i është djegur nga burri i tezës së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *