Temperaturat -12 gradë në qarkun e Korçës, policia thirrje drejtuesve të mjeteve: “Kini kujdes, përdorni gomat e dimrit”

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.

Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit.

Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangin problemet e mundshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *