‘Temperaturat mund të arrijnë në 50 gradë’/ Profesori i Gjeologjisë në Greqi ngre ALARMIN: Kjo verë do të jetë si një fotografi saharane

Greqia pritet të përballet me temperatura ekstremisht të nxehta këtë verë. Profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore paralajmëron se Greqia do të jetë në zonën e kuqe të ndryshimeve klimatike. Po ashtu Organizata Botërore Meteorlogjike ka ngritur alarmin teksa parashikoi se e ardhmja e Greqisë do ti ngjajsë asaj të Afrikës, nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë.

Efthymios Lekkas komentoi fillimisht parashikimet për nivelin në të cilin do të luhaten temperaturat këtë verë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ka mundësi që të kemi verën më të nxehtë. Në të gjithë botën, perspektiva për verën e ardhshme është ogurzi. Dhe kjo nënvizohet nga temperaturat e larta që ekzistojnë aktualisht në Spanjë, në Francë dhe në vende të tjera të botës. Mesdheu Lindor është rajoni më i ndjeshëm ndaj të gjitha këtyre fenomeneve. E gjithë kjo është pjesë e asaj që ne e quajmë krizë klimatike”, tha ai.

Profesori gjithashtu shpjegoi për krizën klimatike.

“Kriza klimatike do të thotë që temperatura rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, për shkak të ndërhyrjes njerëzore dhe kjo rritje e temperaturës krijon probleme të mëdha. Jo vetëm nga pikëpamja e zjarreve, ndotja e ajrit, biodiversiteti, të gjitha këto në thelb rezultojnë në shkretëtirëzimin. Një “fotografi saharane”, ku nuk ka biodiversitet dhe mbi të gjitha nuk ka mungesë uji dhe ka zhveshje të dheut dhe sigurisht zjarre pyjore”, tha ai.

Lekkas tha se vendi do të pushtohet nga temperatura të larta ekstreme.

“Ajo që na shqetëson është të shohim një rritje të vazhdueshme të temperaturës, me kalimin e kohës në një dekadë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Pamja e përgjithshme nuk duhet të na ikë”, theksoi profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore.

Efektet e rritjes së temperaturës në të ardhmen e afërt dhe të largët janë vlerësuar nga studiuesit e AUTH-së në një studim të fundit që ata kanë kryer në kuadër të CLIMPACT, Rrjeti Kombëtar për Ndryshimet Klimatike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *