“Tentova ta përdhunoja, ajo më kërcënoi”, dëshmia e rëndë e dajës që vrau mbesën: E qëllova me kaçavidë në gjoks, e tërhoqa zvarrë 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Ilisë në Greqi, pasi u zbulua se si ndodhi vrasja makabër e një vajze 11-vjeçare nga daja.

Autori i vrasjes së Vasilikës, deri më tani kishte luajtur mjaft mirë rolin, duke u shtirur si i shqetësuar dhe pikëlluar për fatin e mbesës.

“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij në polici.

Ai ka pranuar në polici se donte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, por ajo nuk pranoi dhe i tha se do i tregonte prindërve. Autori e ka sulmuar menjëherë me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa.

Disa burime duke folur për protothema.gr , raportuan se fëmija kishte plagë mbrojtëse në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.

Në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet. Ndoshta përgjigjja për këtë krim mund të të jetë fakti që në të kaluarën në vitin 2017, ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim ndaj një të mituri.

Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Sipas medias greke protothema.gr, autori ra në gjurmët e policisë, pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *