Tërheqin borxhet dhe problemet financiare, këto gjëra nuk duhet t’i mbani në shtëpi

Gjithnjë e më shumë njerëz besojnë tek energjitë dhe fpakti që disa gjëra ndodhin sipas shpjegimit të tyre, i jep disi kuptim.
Sipas feng shui-t, çdo gjë lëshon energji. Kjo është arsyeja pse rregullimi i apartamentit është vendimtar për ekuilibrin e përgjithshëm. Sipas kësaj filozofie, është e rëndësishme të mbani në shtëpi gjërat që tërheqin mirëqenien dhe lumturinë dhe të lejoni që energjia pozitive të qarkullojë.

Në shumë apartamente, ka shumë gjëra që bllokojnë energjinë.

Rrëmuja dhe papastërtia

Papastërtia dhe një shtëpi e mbushur me gjëra të panevojshme, sipas këtij besimi, tërheq probleme financiare. Rrëmuja mund të krijojë bllokime financiare dhe të bëjë të pamundur pagimin e borxheve, sepse energjia është e bllokuar. Sipas feng shui-t, një frigorifer i ndotur sjell borxhe që nuk do të mund t’i mblidhni dhe një furrë e ndotur sjell probleme financiare.

Kaktus

Ndoshta një nga bimët më të njohura për kushtet e brendshme. Mund të duket bukur në shtëpi por rregullat e feng shui thonë se asnjë bimë me gjemba nuk mund të jetë në shtëpi, përjashtimi i vetëm janë trëndafilat.

Ora e prishur

Feng Shui thotë se asgjë në shtëpi nuk duhet mbajtur një orë e prishur sepse është shenjë e ngjarjeve të këqija në të ardhmen.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *