Tha se e bija s’kishte lidhje me Laert Haxhiun, sekuestrohet fuoristrada në pronësi të nënës së Klea Gjatës

Policia e Elbasanit ka bllokuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip Mercedes Benz fuoristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit Laert Haxhiu.

Në bllokimin e mjetit kanë marrë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhrin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj.

Kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani, nga njëra bazë në tjetrën. Fuoristrada e llojit Mercedes aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Makina e Klea Gjates e bllokuar nga Policia/ © Credits Ora News
Makina e Klea Gjates e bllokuar nga Policia/ © Credits Ora News

Gazetari Elton Qyno raporton se automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimit të Laert Haxhiut, por pa rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe i penduari i drejtësisë, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit. Artan Tafani ka treguar se Klea Gjata ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe Prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiu, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

“Ora News” mëson se në momentin e arrestimit, Klea Gjatës i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga këqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Vrasësi nga Lushnja rezulton se ka folur çdo ditë me Klea Gjatën nga burgu grek ku ndodhet aktualisht. Për t’u mbuluar gjurmët rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “WhatsApp” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që tii kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë. Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.

Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qenë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qenë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit. /Marrë nga Ora News

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *