Vetëvrasja me fotoksinë e Bedrie Lokës vijon të jetë kryefjala në mediat vendase. Pas dëshmive të dhëna nga fëmijët e 41-vjeçares të cilët kanë rrëfyer para hetuesve me lot në sy dhe mallin për nënën, dhunën që babai i tyre ushtronte mbi të, një video ka dalë së fundmi ku tregon me zë e figurë se si Xhemal Loka rrihte Bedrien.
Pamjet tregojnë qartë momenti kur Xhemal Loka i ulëret 41-vjeçares me fjalë të rënda dhe e dhunon, në praninë e një tjetër personi, i cili dyshohet se është djali i çiftit.
“T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!” dëgjohet të thotë ai.
Teksa, bashkëshorti e dhunon Bedria shihet e ulur në divanin brenda banesës dhe përpiqet që të mbrohet duke ngritur duart lart. Kjo video është filmuar nga një prej pjesëtarëve të familjes, djali i vogël, i cili ndodhej në oborr. Ai i ka treguar Prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.
“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”,”une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”, ka thënë ai.