Projekti i shumëpritur/ Lajm i mirë, ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë

Në muajin qershor të këtij viti pritet që më në fund të hapet tuneli në Llogara. Lajmin e ka dhënë  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa bëri një analizë vjetore të dikasterit që ajo drejton këtë të hënë.

Ajo u shpreh se inagurimi do të bëhet në hapje të sezonit veror, ashtu siç dhe ishte planifikuar.

Një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizua nga qeveria Rama, që ka nisur atëherë kur duhej, pikërisht në Nëntor të vitit 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë. Më 30 Qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha ajo.

Ky investim konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *