Detaje të reja nga plagosja e trefishtë në një lokal në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Mësohet se autori, 40-vjeçari Elton Mergjushi ka qëlluar me thikë shtetasin italian Massimo Sorvillo, bashkëshorten e tij Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj Viktor Rrapollari.
Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike në Spitaline Traumës, pasi thika i ka preku zemrën.
Sakaq, dyshohet se shkak i plagosjes është bërë shkarkimi nga puna, pasi Mergjyshi punonte në kompaninë e shtetasit italian. Sipas dëshmitarëve, pak çaste përpara ngjarjes, ata kanë patur një debat të fortë verbal.
Autori është ende në kërkim nga policia.