Tiranë/ E pushuan nga puna, 40 vjeçari qëllon me thikë pronarin, gruan e tij dhe vjehrrin

Detaje të reja nga plagosja e trefishtë në një lokal në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Mësohet se autori, 40-vjeçari Elton Mergjushi ka qëlluar me thikë shtetasin italian Massimo Sorvillo, bashkëshorten e tij Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj Viktor Rrapollari.

Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike në Spitaline Traumës, pasi thika i ka preku zemrën.

Sakaq, dyshohet se shkak i plagosjes është bërë shkarkimi nga puna, pasi Mergjyshi punonte në kompaninë e shtetasit italian. Sipas dëshmitarëve, pak çaste përpara ngjarjes, ata kanë patur një debat të fortë verbal.

Autori është ende në kërkim nga policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *