Tiranë, gruaja shtatzënë qëllon me thikën e bukës bashkëjetuesin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kombinat në Tiranë, ku pas një debati, gruaja ka qëlluar me thikë burrin.Bëhet me dije se pas një debati, bashkëjetuesja ka qëlluar me thikë buke bashkëjetuesin, shtetasin Erald Tosku.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja u shoqërua në komisariatin nr.6 për të dhënë deklaratën në lidhje me ngjarjen.

Më pas ajo është lënë e lirë pasi ka një fëmijë 1 vjeç si dhe është shtatëzënë në muajin e 6-të dhe në këto kushte nuk është arrestuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *