Policia ka publikuar foton e autorit të grabitjes së pikës së këmbimit valutor mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm që çon në kapjen e tij.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, bën me dije policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në Kombinat. Policia tha se autori, i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar.