Tjetër aksident në Elbasan-Tiranë, pas përplasjes makina përmbyset dhe merr flakë

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan – Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë, njëra prej tyre është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *