Filmi nga Kosova “Rrushe” është shfaqur mbrëmjen e djeshme si premierë në televizionin kombëtar Top Channel, me titra në gjuhën zyrtare shqipe. Mirëpo, kjo ka sjell reagime të shumta brenda vendit por dhe në Kosovë, duke akuzuar median se “nuk e kupton gjuhën kosovare”.
Por, ndryshe mendon politikani dhe biznesmeni i njohur shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli. Ai i delë në krah Top Channel dhe thotë se këto programe janë dhe për personat që nuk dëgjojnë, ndaj duhen vendosur titrat.
“Më befasoi një artikull në IndeksOnline… “Top Channel” i vendos titra ne shqip filmit nga Kosova” i cili flet për kundërshtimet e disa kritikëve kosovarë ndaj Top Channel qe ka nëntitruar në shqip filmin “Rrushe”.
Më falni ju kritik për ndërhyrjen por, unë mendoj se Top Channel edhe në këtë rast avancon me ide në sektorin televiziv, për të transmetuar programe edhe për ata që nuk degjojnë. Mos harroni se shumica e atyre qe kanë probleme me dëgjimin në Shqipëri e kuptojnë më mirë dialektin e toskërishtës. Diçka e ngjashme ndodh kudo në televizionet shoqërive të zhvilluara”, shkruan Pacolli.