Zbardhet misteri i zhdukjes së shqiptares në Spanjë, rrëfehet autori: E vrava 9 vite më parë, trupin e murosa…

45-vjeçari Marco Romeo ka pranuar se ka vrarë Sibora Gananin, e cila u zhduk pa gjurmë në vitin 2014. Italiani u arrestua të mërkurën e kaluar në Malaga të Spanjës për shkak se dyshohej se kishte vrarë partneren e tij 28-vjeçare Paula.

Sipas medieve italiane, Marco Romeo nuk kishte pranuar të dëshmonte në polici, por më pas kur kishte parë foton e Sibora Gananit në komisariat, ka pranuar se kishte vrarë shqiptaren 9 vite më parë.

Autoritetet spanjolle thanë se 45-vjeçari i bëri deklaratat pa praninë e avokatit, por më vonë i tërhoqi në prani të avokatit mbrojtës. Policia ka kontrolluar banesën e tij në Malaga, por pa mundur të gjejë ndonjë provë që mund të çojë në gjetjen e trupit të shqiptares.

Autori Romeo u rrëfye sërish, duke thënë se trupin e ka shpërbërë me acid dhe e ka murosur. 45-vjeçari me shtetësi italiane u arrestua pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolino, disa orë pasi u gjet trupi i pajetë i ish-partneres së tij Paula, e cila kishte në trup disa plagë thike.

Sibora Gagani u zhduk në Torremolino 9 vite më parë, ku Romeo tha se pas një debati ajo ishte larguar nga shtëpia pa marrë asnjë send personal. Në atë kohë, Sibora ishte 22-vjeçe dhe punonte si kamariere në Costa del Sol të Spanjës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *