Një anije me emigrantë është përmbysur ditën e sotme në brigjet pranë Italisë, duke shkaktuar vdekjen e dhjetra personave.
Anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord kishte emigrantë nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani. Mediat italiane raportojnë se në anije ishin 250 emigrantë dhe dyshohet se të paktën 100 kanë humbur jetën.
Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe kryeministrja Georgia Meloni.
“Trishtim i thellë për jetët e shumta njerëzore të prera nga trafikantët e qenieve njerëzore”. Kështu thotë kryeministrja Giorgia Melonipas mbytjes së anijes në Kalabri duke nënvizuar se “veprimet e atyre që sot spekulojnë për këta të vdekur janë vetëshpjeguese, pasi kanë lartësuar iluzionin e një emigracioni pa rregulla”.
“Është kriminale të kesh në një varkë vetëm 20 të gjatë me 200 persona në bord dhe me parashikime të motit të pafavorshëm. Dhe është “çnjerëzore të shkëmbesh jetën e burrave, grave dhe fëmijëve me çmimin e ‘biletës’ së paguar prej tyre në perspektivën e rreme të një udhëtimi të sigurt” shkruan Meloni.