Tragjedia ku humbi jetën kamarieri, ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, nuk kryem inspektime

Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimeve në lokalin e natës në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte kamerier në klub. ISHMT thotë se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si pasojë ISHMT-ja nuk ka kryer inspektime apo kontrolle në këtë subjekti, bazuar në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut” njofton ISHMT.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *