Nuk janë të pakta rastet kur figurat e ndryshme publike, sidomos artistët të vihen në situata të sikletshme nga fansat e tyre, shpesh edhe deri në çmenduri.
I tillë ka qenë edhe rasti me këngëtaren e mirënjohur, Irini Qirjako e cila na rrëfen një moment aspak të këndshëm të vitit 1997.
Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.
Dajana Shabani: Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?
Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi