Tre shqiptarë, trafikantë droge janë vënë në pranga nga policët britanikë të cilët zbuluan një fabrikë ku kultivohej kanabis.
Për t’i shpëtuar policisë Gerald Dosku 26 vjeç, Keli Biçaku 35-vjeç dhe Bledar Bardhi 32-vjeç u ngjitën në majë të çatisë.
Por, këto momente nuk zgjatën shumë pasi ndërtesa shpejt u rrethua nga policët britanikë.
Tre shqiptarët dolën para gjykatës me akuzën e prodhimit të kanabisit, për të cilën u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 1 vit e gjysmë secili.
Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, policia reagoi pas një telefonate të marrë nga qytetarët dhe më pas në zonën ku u bë denoncimi u ngrit një dron.
Nga hetimet e kryera u zbulua fabrika ku kultivohej lënda narkotike vlera e së cilës arrin në 200,000 paund.