Nuk e pa 32 vjeçarin që ra dhe e shtypi me makinë, arrestohet punëtori i Megatek-ut

61-vjeçari që vrau aksidentalisht kolegun e tij gjatë punës në një qendër tregtare në Tiranë është arrestuar.

Sipas informacioneve, punonjësi Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.

Ai fillimisht është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se 32-vjeçari ka rënë në tokë dhe kolegu e ka shtypur me mjetin, pasi nuk e ka parë.

Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *