Trondit avokati: Ilir Meta i vuri SHISH mbrapa Monikës për t’i zbuluar “tradhtitë”

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka bërë akuza të forta mbi çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Sipas tij, kriza e tyre është vetëm një lojë, teksa tregoi disa detaje të rënda mbi jetën e tyre bashkëshortore.

“Armiq për Ilirin janë të gjithë, nga roja e godinës, tek bodyguard-ët se dhe ata ja kanë me hile. E dëgjuat atje. E deri tek drejtuesit e lartë, me Monikën, Braimllarin etj. Çdo njeri që kanë pasur konflikte me Monikën brenda partisë, edhe për efekt xhelozie me ato çupërlinat që kanë atje, që edhe për lesh të kokës është zënë Monika me ato kur i afroheshin shumë Ilirit, dhe ato faktikisht po i mban Iliri.

Partia e Lirisë është ndarë në dy kampe, një kamp janë këta që mbështesin Monikën, kjo për ta bërë të besueshme ndarjen, por që faktikisht është lojë. Ata që po futen tek grupi i Monikës, me përjashtim të asaj Cakës, të cilën Monika nuk e duron dot, dhe ka arsye. Arsyeja është sepse i afrohet shumë Ilirit. E dinë të gjithë atje në seli pse zihet Monika me deputeten Cakën. Me përjashtim të saj, të gjithë ata të tjerët, që kanë dorë, që kanë vjedhur bashkë me Ilirin, që kanë fshehur gjurmët e krimit, që kanë transportuar para në bankat e Evropës, madje deri në Kongo, para të thata.

Nuk ka asnjë krizë reale, është e gjitha lojë. Kush e beson këtë. Xheloz Iliri është bërë kur ishte Kryeministër, aq sa kërkoi ndihëm e Shërbimit Informativ Shtetëror që t’i ruanin gruan me kë shkonte. Dhe shkuan ata i dhanë informacion. Deri këtu ka arritur. Po të ishte për tu ndarë e për tu divorcuar, do ishte ndarë që kur u bë Kryeministër. Kjo është lojë tani.”- tha avokati.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *