Trupi i tij u gjet i copëtuar nga kafshët në Sarandë, flet motra e 51 vjeçarit nga Elbasani: Kishim folur një muaj më parë

Motra e Adnant Jaupit, trupi i të cilit u gjet i pajetë ditën e djeshme në Xarrë, ka treguar detaje se ku kishte komunikuar për herë të fundit me të vëllanë.

Ajo ka folur për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, se kishte komunikuar me të vëllanë 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë.

“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar”, tha ajo.

Kujtojmë se fillimisht u gjet koka e 51 vjeçarit e më pas trupi i tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *