Turisti austriak humb jetën në spitalin e Korçës, një ditë më parë vizitoi gjithë monumentet…

Një 72-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Burime pranë këtij spitali thanë se i moshuari ka mbërritur në urgjencën e shërbimit spitalor rreth orës 03:00 me probleme kardiake.

Edhe pse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, Valter Sceips nuk ja ka dalë të shpëtojë.

Grupi i hetimit po punon për të zbuluar shkaqet. Mësohet se austriaku një ditë më parë se bashku me një grup atdhetaresh ka ardhur si turist në qytetin e Korçës ku mësohet se kanë vizituar krahas muzeve të këtij qyteti dhe fshatrat turistikë të juglindjes.

Burime spitalore bëjnë me dije se austriaku dy vite më parë ka pasur ndërhyrje kardiake duke vendosur dy unaza në zemër ndërkohë që dy ditë më parë ka kërkuar një ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit dhe me pas ka udhëtuar drejt Korçës ku ka shfaqur përsëri probleme kardiake, në njërin prej hoteleve ku ishte akomoduar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *